Dy ngjarje kriminale tronditën Vlorën dhe Selenicën gjatë fundjavës që lamë pas. Krismat e armës u dëgjuan si fillim në fshatin Brataj në Selenicë, ku një 44-vjeçar qëlloi disa herë me armë në ajër në qendër të fshatit dhe më pas u largua në kodrat rreth banesave.
Policia sqaroi se autori i dyshuar “ishte në gjendje të dehur dhe pas një konflikti të çastit, si dhe me pretendimin se disa të mitur po e bezdisnin, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe te të miturit”.
12 orë zgjati arratia e 53-vjeçarit, pasi kërkimet e policisë rezultuan efektive dhe ai u vu në pranga duke iu sekuestruar dhe arma e krimit, “Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ky shtetas qëlloi në ajër mbrëmjen e djeshme në fshatin Brataj”, njoftoi Policia e Vlorës.
Pak orë pas arrestimit të 44-vjeçarit në fshatin Brataj, qindra metra lart Bashkisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë u raportua për një krim tjetër. Një sherr mes dy personave për motive të dobëta përfundoi me plagosjen e njërit-prej tyre.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në afërsi të spitalit, ku 51-vjeçari me iniciale A.R. alias Gj.M. plagosi me thikë një 41-vjeçar me iniciale Xh.K. Plagosi me mjet prerës (thikë), një 41-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
Autori i dyshuar u arratis nga vendi i ngjarjes, por u kap disa orë më vonë në banesën e vëllait të tij në lagjen “Partizani”. Këto dy ngjarje kriminale, pavarësisht se u zbardhën në kohë dhe autorët tashmë janë pas hekurave, tregojnë edhe se siguria nuk është në ditët më të mira.