Gjurmon.al ka raportuar gjatë ditëve të fundit për problematikën e shkallëve historike të cilat janë një prej rrugëve që të çojnë drejt vendit të shenjtë, Kuzum Baba në Vlorë.
Shkallët tashmë duket se në gjendje të mjerueshme, ku në shumë pjesë të tyre ka rrëshqitje të shumta dheu.
Por jo vetëm shkallët, në Kuzum Baba shqetësim janë dhe mbetjet, grumbullimi i të cilave janë panorama e parë që shohin turistët që zgjedhin të vizitojnë këtë vend.
Ndërsa ata që shkojnë me mjet deri tek vendi i shenjtë, duhet të kenë kujdes më të shtuar. Një pusetë prej ditësh është pa kapak, ku si mburojë i është vendosur një dyshek dhe disa gurë.
Pavarësisht kujdesit të vetë banorëve të zonës, për të mbrojtur sadopak turistët me mjete rrethanore si sinjalistikë, dora e autoriteteve nuk duhet askund.