Banorët e fshatrave të Bashkisë Selenicë që përshkojnë rrugën në fshati Peshkëpi prej 10 ditësh hasen me një rrezik në rrugë. Ky është denoncimi që vjen në redaksinë e Gjurmon.al nga një qytetar, i cili kërkoi që të mbetet anonim.
Qytetari ka dërguar dhe disa foto që tregojnë mungesën e një kapaku pusete në mes të rrugës, e cila përbën një rrezik për çdo drejtues mjeti.
“Përshëndetje, në fshatin Peshkëpi puseta bën rrezik. Ka më shumë se 10 ditë”, shkruan denoncuesi, por shton se ky nuk është problemi i vetëm për këtë aks rrugor.
“Edhe aksi Selenicë – Peshkëpi nuk ka asnjë pengesë për shpejtësi në qender të fshatit i kemi bërë kërkesë dhe deri tani asgjë. Mbase vendosen disa pengesa ta bëni si denoncim për fshatin Peshkëpi, Penkovë dhe Lubonjë se kalojnë shumë shpejt dhe kanë ndodhur shumë aksidente”, vijon denoncimi.
Gjurmon.al po publikon këtë shqetësim të qytetarit, por autoritetet duhet të jenë ato që duhet të reagojnë pasi gjatë natës mungesa e kapakut të pusetës është një shqetësim serioz për të gjithë drejtuesit e mjeteve.