Fusha e mbetjeve në Orikum, problemi që prej vitesh po ‘mbyt’ qytetin

Fusha e mbetjeve në Orikum, problemi që prej vitesh po ‘mbyt’ qytetin

Gati 9 mijë tonë mbetje urbane depozitohen çdo vit në  fushën e Orikumit  prej 20 vitesh. Banorët e zonës dhe turistët kohë pas kohe e kanë denoncuar këtë problematikë, por zgjidhja mungon ende.

Mbetjet në fushën e Orikumit, anës by pass-it që përshkohet çdo ditë nga mijëra turistë, ku pamja që u ofrohet nuk është më e mira e mundshme.

Përveç pamjes, era e rëndë e tyre ndjehet dhe në qytet, ku mjafton një fllad i lehtë dhe qyteti ‘mbytet’. Situata vijon prej vitesh e njëjtë dhe autoritet nuk japin shpresa për një zgjidhje të shpejtë.

Fusha e mbetjeve urbane menaxhohet nga Bashkia e Vlorës, ku Orikumi është njësi e saj vendore. Ndërsa vendimi për ta kthyer këtë fushë fare pranë qytetit në vend depozitim mbetjesh është marrë 20 vite më parë, në 2004, nga Këshilli Bashkiak i kohës.