FOTO – Shtrati i lumit Shushica kthehet në landfill

FOTO – Shtrati i lumit Shushica kthehet në landfill

Rruga e re Vlorë-Qeparo ka zgjuar potencialin turistik të lumit të Vlorës, ku në vitet e fundit numri i turistëve që përshkojnë këtë segment panoramik është disafishuar në krahasim me disa vite më parë.

Por pavarësisht anës pozitive, kjo rrugë ka sjell dhe pasoja negative. Turistët e shumë që kalojnë në këtë segment janë bërë kurioz për të eksploruar dhe lumin Shushica.

Eksplorimi duket se nuk ka shkuar mirë për të gjithë turistëve, ku një prej tyre ka dërguar në redaksinë e Gjurmon.al disa foto që tregojnë katastrofën mjedisore në shtratin e lumit Shushica, në afërsi të fshatit Kotë.

Si shihet nga fotot, mbetjet e ndryshme inerte apo edhe qese e shishe qelqi janë kudo. Pas këtij denoncimi, Gjurmon.al udhëtoi drejt fshatit Kotë, ku situata ishte e njëjtë.

Kjo parcelë toke në afërsi të lumit është kthyer në një landfill jo zyrtar për Bashkinë Selenicë. Situata është alarmante, por ndërhyrja e autoriteteve duket larg.

Afrimi i dimrit, që është edhe sezoni me më shume reshje, shton rrezikun që kjo ndotje të përhapet, pasi dalja e lumit nga shtrati bën që mbetjet të shkojnë deri në det, ndaj ndërhyrja është urgjente.