FOTO – Rruga panoramike e Kaninës e mbushur plot me plehra

FOTO – Rruga panoramike e Kaninës e mbushur plot me plehra

Fshati Kaninë ndodhet pak kilometra larg Vlorës dhe për të shkuar në të duhet të përshkosh  një rrugë gjarpëruese panoramike.

Kthesat e forta bëjnë që shpejtësia e mjeteve të mos jetë shumë e lartë, e pasagjerët shijojnë edhe pamjen e Vlorës nga sipër, por edhe të ullishteve që të shoqërojnë gjatë gjithë rrugës.

Por mes ullishteve e pemëve të tjera në kodrat e Kaninës nuk ka vetëm bar dhe shkurre, një pjesë e tyre është e mbushur me plehra.

Qese, paketime të patatinave dhe bidonë plastik gjen kudo. Duket se gjithçka është bërë nga dora e njeriut kundër natyrës.

Foto tregojnë qartë situatën, e cila është pas çdo kthese e njëjtë. Në çdo xhep të rrugës gjen mbetje plastike, që tregojnë se ata që ndalojnë për të bërë foto lënë pas dhe mbeturinat.

Gjurmon.al pak javë më parë raportoi edhe për mbetjet që kishin mbushur pyllin poshtë Kalasë së Kaninës, ku situata sërish ishte e qartë; njeriu kundër natyrës.