Fikje e energjisë elektrike përfshin Jugun e Shqipërisë: Saranda, Vlora dhe qytetet përreth në errësirë

Fikje e energjisë elektrike përfshin Jugun e Shqipërisë: Saranda, Vlora dhe qytetet përreth në errësirë

Qytetet kryesore të jugut të Shqipërisë, përfshirë Sarandën, Vlorën, dhe zona të tjera përreth, janë përfshirë prej disa orësh nga një ndërprerje e plotë e energjisë elektrike. Banorët dhe bizneset në këto zona raportojnë për errësirë totale, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar mbi shkaqet e kësaj situate.

Ndërprerja ka shkaktuar shqetësime të mëdha, sidomos për bizneset që operojnë në sektorin turistik dhe ato që varen nga furnizimi i pandërprerë me energji.

Deri tani nuk ka një afat të qartë për rikthimin e energjisë elektrike. Banorët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale, duke kërkuar përgjigje dhe veprime të menjëhershme nga autoritetet. Situata pritet të ketë një ndikim edhe më të madh nëse ndërprerja vazhdon, duke ndikuar negativisht në aktivitetet ekonomike dhe shërbimet e përditshme.

Disa prej qyteteve të Shqipërisë janë përfshirë nga ndërprerja e energjisë elektrike, duke lënë në terr gjysmën e vendit. Qytetet si Fieri, Durrësi kanë pasur probleme ku në këtë të fundi energjia është rikthyer.