Taksistët e qytetit të Sarandës kanë zhvilluar të martën një protestë përpara Bashkisë Sarandë, ku kanë shprehur pakënaqësinë e tyre. Taksistët ankohen se po goditen nga konkurrenca e pandershme, ku siç thonë ata edhe shoferët pa licencë po u marrin punën.
Taksistët kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore, të cilat, sipas tyre, janë jetike për vazhdimësinë e punës së tyre dhe mbarëvajtjen e shërbimit taksi në qytet.
Ata theksuan se, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh nga autoritetet lokale, ata janë të vendosur të përshkallëzojnë protestën në ditët në vijim.
KËRKESAT E TAKSISTËVE:
Trashëgimia e licencave të taksive – Shoferët kërkojnë që licencat e taksive të mund të trashëgohen nga familjarët e tyre.
Ndalimi i dhënies së licencave të reja pa miratimin e Sindikatës së Taksive – Shtimi i numrit të licencave duhet të bëhet vetëm me miratimin e sindikatës.
Rikthimi i vend parkimeve të taksive – Taksistët kërkojnë që vend parkimet e tyre, të cilat janë miratuar me vendime të këshillave bashkiakë ndër vite.
Ndërprerja e konkurrencës së pandershme – Shoferët shprehen se po përballen me konkurrencë të padrejtë nga taksitë e qyteteve të tjera.