“Dhurata” e Bashkisë Vlorë për festat: 10 milionë Lekë për fishekzjarrë për natën e ndërrimit të viteve

“Dhurata” e Bashkisë Vlorë për festat: 10 milionë Lekë për fishekzjarrë për natën e ndërrimit të viteve

Bashkia Vlorë do të shpenzojë gati 10 milionë Lekë vetëm për fishekzjarrë për natën e ndërrimit të viteve. Një tender i hapur me fond limit 990,000.00 Lekë është fituar nga një kompani e cila ka ofruar që fishekzjarrët të kushtojnë 967,700.00 Lekë.

Tenderi me objekt “Furnizim dhe hedhje fishekzjarrë për festën e Vitit të Ri”, është hapur në datën 18 dhe është mbyllur në datën 19 Dhjetor.

Sipas dokumenteve të tenderit, bashkia kërkon që fishekzjarrët të jenë të sigurta dhe të plotësojnë disa kritere.

Të lëshohen me grykamortaje prej alumini special; të jenë të siguruara teknikisht; ndezja e tyre duhet të bëhet elektrike në një distancë jo me pak se 60 metra, sasia e barutit për çdo guackë të jetë 30 – 35 gram për çdo guackë.; te jenë për përdorim profesional dhe jo civil; shkalla e rrezikshmërisë jo me pak se 1.4 G; të jenë të siguruara nga jashtë me letër kafe kundra djegies dhe sipër me letër alumini”, citohen në dokumentet e tenderit.