Javët e fundit në shëtitoren e Vlorës përgjatë bregut të detit po shfaqet një problematikë serioze. Një numër i konsiderueshëm i pishave të mbjella, veçanërisht në Lungomare 2, kanë nisur të thahen.
Tharja e pishave ka krijuar një situatë jo të këndshme për turistët e shumtë që kanë vizituar qytetin e Vlorës përgjatë këtij viti.
Pavarësisht se problemi është shumë evident dhe pishat e thara po shtohen dita-ditës, Bashkia Vlorë nuk ka marrë asnjë masë për të bërë zëvendësimin e tyre.
Ende nuk dihen shkaqet përse pishat po thahen, por sipas ekspertëve dëmtimi i tyre mund të shkaktohet edhe nga era e detit dhe kripa.
Projekti i Lungomares u ka kushtuar qytetarëve miliona Euro. Projekti është financuar nga Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian dhe deri më tani janë shpenzuar më shumë se 17 milionë Euro.