Dhënia e 831 hektarëve tokë për privatin, Bashkia Vlorë vendos të dëgjojë edhe qytetarët

Dhënia e 831 hektarëve tokë për privatin, Bashkia Vlorë vendos të dëgjojë edhe qytetarët

Bashkia Vlorë ka vendosur që të dëgjojë sot pasdite qytetarët lidhur me projektvendimin për dhënien e 831 hektarëve tokë për disa subjekte private për parqe fotovoltaike.

Në një njoftim në mediat sociale, Bashkia kërkon mendimin e qytetarëve në orë 17:00, por pa specifikuar vendin se ku do mbahen këto dëgjesa.

Njoftimi i plotë i Bashkisë Vlorë

Dëgjesë publike për dhënien në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor Shashicë Gumenicë. Ngastra 3 me sipërfaqe 48.8 Ha, Nr.Serial 262, data 08.05 2023. Ngastra 4 me sipërfaqe 104.25 HA, Nr. Serial 256, Date 05.05.2023. Ngastra 8, me sipërfaqe 410.43 HA, Nr. Serial 257, Datë 05.05.2023

Ngastra 9me sipërfaqe 145.53 HA. Ngastra 10, Nr. Serial 258, Date 05.05.2023, me Sipërfaqe 122.54 HA, Nr. Serial 259, Date 05.05.2023, ne pronësi të Bashkisë Vlorë, për veprimtari Fotovoltaike”. Data 03.12.2024  Ora: 17:00.