Banorët e fshatit Manastir, që ndodhet mbi plazhin Pasqyra, kanë dalë sot në protestë kundër një vendimi që parashikon prishjen e shtëpive të tyre për t’i hapur rrugë një investimi strategjik.
Sipas protestuesve, ky vendim prek mbi 150 familje, të cilat rrezikojnë të mbeten pa strehë. Banorët shprehen të shqetësuar për pasojat që ky projekt mund të ketë mbi komunitetin e tyre dhe akuzojnë autoritetet për mungesë transparence.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të marrë certefikatat e pronësisë dhe për të gjetur një zgjidhje që nuk cënon të drejtat e tyre. Ata paralajmërojnë se do të vijojnë protestat deri në një përgjigje konkrete.
Nga ana tjetër, autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar mbi pretendimet e banorëve dhe mbi mënyrën se si do të zbatohet ky projekt strategjik.