Për dy ditë me radhë në qytetin e Vlorës janë shfaqur tre vatra zjarri. Në fillim flakët ishin të dukshme në afërsi të parkut kombëtar të Llogorasë, më pas në ullishtat në afërsi të autostradës që lidhin Vlorën me Fierin, e në fund në plazh në Radhimë. Sipas informacioneve nga terreni, zjarri në Llogora përfshiu...
Rezidencat qeveritare në Vlorë do kthehen në hotele luksoze, projekti është në fazën e dytë
Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë në hotele luksoze të markave ndërkombëtare duket se nuk është më një plan, por tashmë qeveria ka vijuar me projektin, duke zgjedhur edhe kompanitë që do kryejnë punimet. Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi listën e kompanive që kanë shprehur interes për zhvillimin e këtyre pronave shtetërore përmes...
Ndotet me mbetje interte bregdeti në plazhin e vjetër në Vlorë
Plazhi i vjetër në Vlorë është ndotur në ditët e fundit nga mbetje të shumta inerte që janë hedhur në bregdet. Sipas informacioneve, prej disa ditësh aty po depozitohen mbetjeve inerte, të cilat duken si masiv gurësh të nxjerra nga shembja e ndonjë shtëpie apo ndonjë pallati. Por përveç betonit, nuk mungojnë as pemët e...
Kryetari i opozitës premton: Rama nuk do guxojë të marrë ujin e fshatrave të Lumit të Vlorës! Do marrë fund ndotja e qytetit nga tymi helmues
Kryetari i opozitës dhe kandidati për kryeministër, Sali Berisha, ka premtuar gjatë një mitingu në qytetin e Vlorës se uji i lumit Shushica nuk do të futet në tuba për t’u bërë burim për ujësjellësin e ri të Himarës. “Janë 36 fshatra në Lumin e Vlorës dhe përreth dhe shkojnë tani t’ua marrin ujin, t’i...
Trafik në fundjavat e pranverës, por në muajt e verës çfarë duhet të presim?
Rritja e temperaturave ka shtuar dhe trafikun në Vlorë. Moti i ngrohtë dhe me diell në fundjavën që lamë pas shtoi fluksin e automjeteve në rrugët e qytetit, ku një pjesë e tyre bllokoheshin tërësisht herë pas here. Problemi më i madh është në rrugën Transballkanike, aty ku fluksi i mjeteve është më i lartë,...
VIDEO – Qentë endacakë në Vlorë sulmojnë qytetarët
Qyteti i Vlorës nuk njihet për qentë endacakë, pasi nuk ka shumë të tillë që lëvizin të lirë nëpër rrugicat e tij. Por pavarësisht këtij fakti, herë pas here bëhen edhe problem. Kështu ka ndodhur së fundmi në zonën e njohur si Lungomare, ku disa qenë endacakë kanë sulmuar një qytetarë. Ky i fundit ishte...
Fermerët e midhjes në Ksamil: Na u deshën 3 vite për të dëgjuar një përgjigje
Soraldo Nebo, aktivist nga Ksamili, ka denoncuar zvarritjen institucionale që po përballen fermerët e Ksamilit për të ligjëruar aktivitetin e tyre në impjantet e midhjes. Në një deklaratë për Gjurmon.al pas një proteste simbolike, ai tha se institucionet donin t’i shmangnin. Sipas tij, protesta u zhvillua para një takimi të paralajmëruar më herët me disa...
Legalizuan në kundërshtim me ligjin tre objekte në Palasë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjykim zyrtarët e Kadastrës, kryetarin e fshatit dhe ndërtuesit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq për veprat penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ për 17 persona, zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), kryetarin e fshatit Palasë dhe ndërtuesit. Në një njoftim për...
Zgjedhjet e 11 majit, nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit për diasporën
Shqiptarët nga e gjitha bota dhe që kanë shprehur interesin për të votuar në 11 maj, brenda pak ditësh do të kenë në duar fletën e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur nga Parku Olimpik vulosjen dhe paketimin në zarfe të fletëve të votimit, që do të dërgohen me postë të shpejtë në katër...
Aerporti Ndërkombëtar i Mynihut tërhiqet nga projekti i diskutueshëm i aeroportit të Vlorës
Një zhvillim i rëndësishëm erdhi dje nga Komiteti Ekonomik i qytetit të Mynihut, ku u konfirmua se Munich Airport International (MAI) po tërhiqet nga projekti i shumëkritikuar i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Shqipëri. Kjo lëvizje u mirëprit nga organizatat gjermane për mbrojtjen e natyrës EuroNatur dhe BUND Naturschutz, të cilat bashkë me partnerët e tyre shqiptarë kanë qenë në vijën...