Armeni është një fshat pak kilometra larg Vlorës që dalëngadalë po shuhet për shkak të shpopullimit. Ky fshati është një prej më të rëndësishmit në Bashkinë Selenicë, qendër e njësisë administrative që mban po të njëjtin emër.
Armeni dikur është njohur si një ndër fshatrat më të mëdhenj në Selenicë, por tashmë në të banojnë vetëm pak të rinj dhe shumica janë të moshuar.
Vetë banorët janë më pesimistë se realiteti, ku pohojnë se në këtë fshat jeton vetëm mosha e tretë. “Rini nuk ka më, pasi ata janë larguar në emigrim, për një jetë më të mirë”, pohon një banor i moshuar i këtij fshati.
Shkak për eksodin që duket se nuk ka mbaruar ende është bërë mungesa e vendeve të punës, ku askush nuk ja del të jetojë nëse nuk ke një punë jashtë fshatit, të paktën në qytetin më të afërt, në Vlorë.
Dikur në Armen, që ka qenë edhe është qendër administrative, jetonin gati 500 banorë, por sot nuk banojnë në të as gjysma e numrit të dikurshëm. Lindje të reja nuk ka në fshat e duket se për pak vite mund edhe të shuhet fare, si shumë të tjerë në qarkun e Vlorës dhe në gjithë Shqipërinë.