Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit kanë reaguar pas njoftimi nga AKU se në sasi të caktuara qumështi është konstatuar aflatoksinë.
Përmes një deklarate të përbashkët zyrtare, thuhet se nuk ka asnjë çështje të hapur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj ndonjë prej kompanive të përmendura në disa media, lidhur me problematika të aflatoksinës.
Njoftimi zyrtar i 2 shoqatave:
Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit informojnë opinionin publik se sot është bërë publike deklarata e përbashkët zyrtare, në të cilën sqarohen faktet lidhur me zhvillimet e fundit në industrinë e qumështit.
Në këtë deklaratë riafirmohet përkushtimi për përmbushjen e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore, transparencën ndaj konsumatorëve dhe mbështetjen ndaj prodhimit vendas.