Pak javë më parë Gjurmon.al ka raportuar për problemin e sahatit të qytetit. Simboli i qytetit të Vlorës ishte lënë në harresë dhe prej vitesh nuk punonte, duke qëndruar thjesht si objekt i së shkuarës në Vlorë.
Por në datën 5 Maj, Bashkia Vlorë me anë të një video të xhiruar natën njoftonte se sahati i Vlorës tashmë punon dhe problemet i përkisnin të shkuarës.
“Pyetjen e vazhdueshme, të stërpërsëritur, gjithmonë të njëjtë, ‘A punon kjo ora?!’, nuk keni pse e bëni më! Po, sahati tregon orën e saktë!”, shkruante kreu i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha në një postim në mediat sociale.

Ora në këtë postim tregonte 08:18 e mbrëmjes, për faktin se ishte xhiruar gjatë natës, por në çdo moment që të kalosh afër sahatit e të ngresh kokën për të parë orën gjithmonë do shënojë 08:18.
Gjurmon.al verifikoi nëse bashkia e kishte rregulluar vërtetë problemin e sahatit, por sërish ora shënonte 08:18.
Duket se bateritë e sahatit janë vendosur të skaduara pasi magjia zgjati vetëm pak ditë e tashmë qytetarët duhet të shohin orën në celularët e tyre e jo në sahatin e qytetit.
Beta feature