Qyteti i Vlorës nuk njihet për qentë endacakë, pasi nuk ka shumë të tillë që lëvizin të lirë nëpër rrugicat e tij. Por pavarësisht këtij fakti, herë pas here bëhen edhe problem.
Kështu ka ndodhur së fundmi në zonën e njohur si Lungomare, ku disa qenë endacakë kanë sulmuar një qytetarë. Ky i fundit ishte duke udhëtuar me biçikletë, ku në këtë mënyrë i është rrezikuar më shumë jeta.
Por ky nuk është rasti i vetëm, ku qentë endacakë sulmojnë qytetarët apo turistët e shumtë që vizitojnë qytetin.
Edhe pse një problem jo shumë madhor, sërish duhet të jetë në vëmendje të autoriteteve, pasi qentë endacakë mund të shkaktojnë edhe pasoja fatale.