“30 vite e njëjta situatë”, banorët e Orikumit vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit

“30 vite e njëjta situatë”, banorët e Orikumit vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit

Banorët e Orikumit gjatë muajve të dimrit përveç vetmisë për shkak të shpopullimit duhet të përballen edhe mungesën e herëpashershme të energjisë elektrike.

Sipas banorëve të kësaj qyteze të vogël në jug të Vlorës, në ditët kur moti është me shi apo me erë energjia elektrike në banesat e tyre mungon.

Zgjidhjen për t’u ngrohur e gjejnë tek batanijet dhe oxhakët me dru, pa të cilat thonë se do ta kishin të pamundur të mbijetonin.

Kemi 30 vite në të njëjtën situatë, nuk kemi asnjë shpresë për përmirësim”, shprehet një banorë i Orikumit.

Shkak për mungesën e besimit për zgjidhjen e situatën është edhe fakti se dhe projekti i nënstacionit elektrik të Tragjasit i cili u realizua për të zgjidhur këtë problem, nuk po funksionon duke i lënë zonat në po të njëjtin realitet

Por nuk është vetëm Orikumi që vuan nga mungesa e energjisë elektrike, por edhe Radhima, Dukati e fshatra të tjerë prej vitesh e kalojnë një pjesë të dimrit në terr.